Rusi – Haftar largohet nga Moska pa e nënshkruar draftin e marrëveshjes për armëpushim

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se vazhdojnë punimet për arritje në një marrëveshje mes palëve në Libi.

Rusi – Haftar largohet nga Moska pa e nënshkruar draftin e marrëveshjes për armëpushim

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi që Halife Haftar, i cili mbanë nën kontrolli pjesën lindore të Libisë, është larguar dje nga Moska pa e nënshkruar tekstin e marrëveshjes së dakorduar për armëpushim.

Nga Ministria gjithashtu bëhet e ditur se vazhdojnë punimet për arritje në një marrëveshje mes palëve në Libi.

Ndërkaq agjencia ruse e lajmeve “TASS” në një lajm të bazuar në burimet e Ministrisë së Jashtme të Rusisë njoftoi që gjenerali puçist Halife Haftar u largua nga Moska pa e nënshkruar draftin e marrëveshjes për armëpushim.

Të hënën gjatë takimit mes ministritë të Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu dhe ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar me homologët e tyre rusë u arrit në konsensus për draftin e tekstit të marrëveshjes së armëpushimit në afat të pacaktuar.

Në deklaratën e bërë pas takimit u tha se Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayiz Es-Sarraj ka nënshkruar draftin në fjalë, ndërsa Halife Haftar kërkoi kohë (deri sot në mëngjes) për të rishikuar tekstin.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov kishte deklaruar që edhe pala e Haftarit shikon pozitivisht në draftin e marrëveshjes për armëpushim.

 


Lajme të ngjashme