Putin dhe Merkel biseduan në telefon për Libinë

Sipas komunikatës së lëshuar nga Kremlini të dy liderët biseduan për krizën libiane dhe përgatitjet për Konferencën e Libisë që është planifikuar të mbahet në Berlin.

Putin dhe Merkel biseduan në telefon për Libinë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel diskutuan të hënën në telefon për zhvillimet e fundit në krizën libiane dhe përgatitjet për Konferencën e Libisë, që është planifikuar të mbahet në Berlin.

"U diskutua procesi përgatitor për konferencën ndërkombëtare mbi zgjidhjen libiane në Berlin,"- tha Kremlini në një deklaratë.

Sipas deklaratës, Putin gjithashtu e  informoi Merkelin për bisedimet në Moskë, në të cilat morën pjesë përfaqësues nga të dyja palët e konfliktit në Libi.

Më herët të hënën, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se Berlini do të presë më 19 janar një konferencë ndërkombëtare paqeje për krizën libiane.

Palët ndërluftuese në konfliktin libian pranuan të shtunën vonë një thirrje të përbashkët nga Presidenti Erdoan dhe Putin për armëpushim.

Armëpushimi hyri në fuqi në mesnatë dhe vendimi u festua me fishekzjarrë në Tripoli.

 


Lajme të ngjashme