Libi – GNA: Rusia po bën presion mbi Haftarin për të nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë, e njohur dhe mbështetur nga Kombet e Bashkuara, deklaroi të martën se Rusia po bën presion mbi liderin e forcave të armatosura ilegale në lindje të vendit, Khalifa Haftar, për të firmosur armëpushimin.

1340811
Libi – GNA: Rusia po bën presion mbi Haftarin për të nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit

“Rusia na bëri me dije se po ushtron presion mbi Haftarin për të nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Libisë, Mohamed Siala, përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi më herët gjatë ditës se “Haftari e mirëpret marrëveshjen me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, por ka nevojë për dy ditë konsultime lokale”.

Ajo tha gjithashtu se bisedimet për Libinë vazhdojnë.

Moska priti të hënën negociatat ndërmjet delegacioneve të Turqisë, Rusisë dhe palëve në Libi.

Delegacioni turk, Kryeministri i GNA-së Fayez al-Sarraj dhe Kryetari i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Khalid al-Mishri, hartuan së bashku tekstin e marrëveshjes.

Ndërsa delegacioni rus bëri përpjekje për të bindur Khalifa Haftarin dhe Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve me seli në Tobruk, Aguila Saleh Issa.

Por Haftari u largua nga Moska mëngjesin e së martës pa firmosur tekstin e marrëveshjes së akorduar të hënën si rezultat i negociatave shumë intensive.



Lajme të ngjashme