Italia e kënaqur nga nisma turkoruse për armëpushimin në Libi

Në një prononcim për mediat italiane para largimit nga Ankaraja Kryeministri Giuseppe Conte tha se e vlerëson pozitivisht armëpushimin e vendosur në Libi me nismën e Turqisë dhe Rusisë.

Italia e kënaqur nga nisma turkoruse për armëpushimin në Libi

Para se të largohej nga Ankaraja Conte u prononcua për shtypin italian për vizitën e tij në Turqi.

Italia kërkon fillimin e një procesi demokratik në Libi,- u tha Conte gazetarëve italianë, vetëm se kjo,- shtoi ai,- kërkon kohë.

“Për t’ia arritur kësaj duhet të ndërmarrim hapa të ndryshëm. Agjendën tonë ne e ndajmë me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian (BE) dhe padyshim që këtu duhet të bashkohen të gjithë aktorët e tjerë. Në Libi nuk ka një shtet të vetëm, që mund të luajë rolin e aktorit kryesor, prandaj ka edhe konflikt. Të mendosh kështu do të ishte një qëndrim arrogant dhe joreal. Nuk mund të mendohet që cilido është në Libi për interesat e tij personale. Më duhet ta them edhe këtë, që një diçka të tillë nuk e pashë as tek Presidenti Rexhep Tajip Erdoan”,- u shpreh kryeministri italian.

Për shkaqe historike, ekonomike dhe kulturore Italia nuk do të mbajë anën e askujt në krizën libiane,- nënvizoi Giuseppe Conte.

“Influencën tonë ne duam ta orientojmë drejt mirëqenies së popullit libian, autonomisë dhe pavarësisë së vendit. Duhet të punojmë për popullin libian”,- u tha Conte gazetarëve.

“Unë e vlerësoj pozitivisht nismën turke dhe ruse. Vetëm se ky rezultat i rëndësishëm nuk mund të diktojë të gjithë agjendën. Kështu që në Berlin do të punojmë të gjithë së bashku për këtë,”- shtoi ai.

Duke iu referuar komenteve që kanë qarkulluar në shtypin italian, sipas të cilave kryeministri Conte dëshiron të organizojë në Romë një takim mes liderit të forcave të armatosura dhe jolegjitime që veprojnë në lindje të Libisë, Khalifa Haftar dhe Kryeministrit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), Fayez al-Sarraj, i njohur nga OKB-ja.

“Të thuash diçka të tillë do të thotë që ju nuk keni njohuri mbi dosjen e Libisë. Një gjë e tillë nuk është menduar në asnjë mënyrë. Vitin e kaluar unë u përpoqa për këtë. Në Samitin e Palermos, të cilin ne e mbajtëm pa nisur ende konflikti, unë e pashë vet se sa e vështirë ishte ulja e tyre në tavolinën e bisedimeve,”- përfundoi Conte.

 


Lajme të ngjashme