Thirrja e Turqisë dhe Rusisë për armëpushim në Libi dha rezultate pozitive

Forcat e gjeneralit puçist Halifa Haftar në lindje të Libisë pranuan armëpushimin.

1339053
Thirrja e Turqisë dhe Rusisë për armëpushim në Libi dha rezultate pozitive

Thirrja e Turqisë dhe Rusisë për vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Libi dha rezultate pozitive.

Forcat e gjeneralit puçist Halifa Haftar në lindje të Libisë pranuan armëpushimin.

Armëpushimi filloi më 12 janar në 00:00 sipas kohës lokale ndërsa sipas orës së Turqisë në orën 01:00 pas mesnate.

Ahmad al-Mismari, zëdhënësi i forcave të Haftarit në një video mesazh të postuar në llogarinë zyrtare në mediat sociale tha se ata e pranojnë "thirrjen për armëpushim për operacionet e tyre në perëndimin e Libisë", por bëri të ditur se do të përgjigjen me forcë nëse pala tjetër bën shkelje të armëpushimit.

Pas vendosjes së armëpushimit heshtja mbizotëroi në kryeqytet, ku zërat e konfliktit jehonin për 48 orët e fundit.

Armëpushimi u kremtua me fishekzjarr në kryeqytetin Tripoli.

Ministria e Transportit e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, që është autoriteti i vetëm i ligjshëm ndërkombëtar i Libisë, njoftoi se porta e vetme ajrore për në botë e kryeqytetit Tripoli, e cila u mbyll për shkak të sulmeve të forcave të Haftarit, do të rihapet për trafikun ajror.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili ka intensifikuar trafikun diplomatik në Libi ditët e fundit, në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter tha se “Forcat e Haftarit ranë dakord për armëpushim. Ky është hapi i parë në kërkimin e një zgjidhjeje politike. Ende ka shumë rrugë për të përshkuar në këtë drejtim, por drejtimi është i duhur”.

Gjatë takimit të Kryeministrit italian Conte me Kryeministrin e Libisë, Fayiz Es-Sarraj në Romë, ai zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Të mërkurën Conte në Romë priti në takim edhe liderin puçist Haftar.

 


Lajme të ngjashme