Irani ndaloi ambasadorin britanik në Teheran Rob Macaire

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Teheran, Rob Macaire është ndaluar për pjesëmarrje në ceremoninë përkujtimore të organizuar për ata që humbën jetën në aksidentin e avionit të linjave ajrore të Ukrainës në kryeqytetin Teheran.

1339188

Pretendohet se aktiviteti i organizuar përpara Universitetit Emir Kebir u shndërrua në demonstrata antiregjim me slogane të hedhura dhe se ambasadori Macaire "u përpoq të organizojë dhe provokojë disa veprime radikale dhe shkatërruese".

Pas kësaj ambasadori britanik u ndalua dhe u la i lirë disa orë më vonë.

"Ndalimi i ambasadorit tonë në Teheran pa asnjë arsyetim apo shpjegim është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar," tha ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab.

Duke bërë të ditur që qeveria iraniane është në një udhëkryq, Raab tha: “Regjimi iranian ose mund të vazhdojë marshimin e tij në një pozicion të dëbuar me të gjithë izolimin politik dhe ekonomik që ai do të sjellë, ose ai mund të ndërmarrë hapa për të lehtësuar tensionin dhe të marrë një rrugë diplomatike përpara”.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit reagoi ndaj ngjarjes në fjalë.

Zëdhënësja e Departamentit, Morgan Ortagus deklaroi se “I bëjmë thirrje Iranit të kërkojë falje zyrtarisht nga Anglia për shkelje të të drejtave dhe të respektojë të drejtat e të gjithë diplomatëve”.

Lajme të ngjashme