Szijjarto i bën thirrje BE-së që të “zbusë tonin” ndaj Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të “zbusë tonin” ndaj Turqisë.

1338892

Ai bëri deklarata për shtyp pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, ku bëri të ditur se Turqia dhe Rusia janë kthyer në “aktorët themelorë” në Libi.   

“BE-ja aktualisht nuk është një aktore. Bashkimi Evropian mundohet të kthehet në arenën ndërkombëtare”, tha ministri hungarez.

“Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Josep Borrel i bëra thirrje të përdorë një ton më të butë ndaj Turqisë. Ne kemi një marrëdhënie edhe më gjithëpërfshirëse me Turqisë, e cila garanton sigurinë e Evropës, pengon emigrimin dhe është anëtare e NATO-s”, tha Szijjarto duke shtuar se Borrell e mori në konsideratë thirrjen e tij.

Lajme të ngjashme