Kryeministri irakian: Dalja nga kriza sigurohet me tërheqjen e Amerikës nga Iraku

Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmehdi tha se dalja e vendit të tij nga kriza kalon nga largimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe forcave të tjera të huaja nga Iraku.

Kryeministri irakian: Dalja nga kriza sigurohet me tërheqjen e Amerikës nga Iraku

Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmehdi tha se dalja e vendit të tij nga kriza kalon nga largimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe forcave të tjera të huaja nga Iraku.

Në fjalimin e mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar ditën e martë, Abdulmehdi tha: “Ditën e hënë rreth orës 20.00 nga Amerika morëm një zarf zyrtar për tërheqjen nga Iraku, por më pas u shprehën se ky zarf u dërgua gabimisht. Hapi më i rëndësishëm për daljen nga kriza aktuale dhe për sigurimin e stabilitetit është tërheqja e forcave të huaja (amerikane) nga vendi ynë”.

Ai e cilësoi vendimin e marrë në kuvendin e Irakut për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe forcave të tjera të huaja nga Iraku si një “vendim dhe zgjedhje e drejtë”.

“Irakianët nuk duan të jetojnë vazhdimisht me forcat e huaja. Vitet 2011-2014 ishin vite kur nuk ishin këto forca. Tërheqja e tyre pengon edhe përleshjet në vendin tonë. Edhe DAESH-i tashmë është dobësuar shumë. Edhe forcat e lindura nga vendi ynë (Hashdi Shabi) janë në gjendje të fuqishme”, tha Kryeministri Abdulmehdi.

Kuvendi i Irakut më 5 janar mori vendim për nxjerrjen e forcave amerikane nga Iraku. Kurse autorizimin për zbatimin e vendimit të fjalë ia dha qeverisë.

Këtë vendim Abdulhmehdi ia komunikoi ditën e hënë Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad, Matthew Tueller.

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Mark Esper në një reportazh të dhënë për kanalin televiziv amerikan “CNN International”, në lidhje me letrën për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku tha: “Drafti i shtënë në dorë nga ana e një zyrtari irakian dhe i pa nënshkruar nuk ka asnjë vlerë. Si rrjedhojë, në vend që të marrin seriozisht atë u them kështu: Amerika nuk tërhiqet nga Iraku”.  

Ai tha se populli irakian nuk dëshiron tërheqjen e Amerikës dhe nga homologu i tij nuk ka ardhur një kërkesë e tillë.

 


Lajme të ngjashme