Irak – Qeveria vazhdon përgatitjet për dëbimin e forcave të huaja

Kryeministri i dorëhequr i Irakut, Adil Abdulmehdi tha se qeveria është në fazën e ndërmarrjes së hapave dhe përgatitjen e procedurave për të dëbuar nga vendi forcat e huaja ushtarake.

1335267
Irak – Qeveria vazhdon përgatitjet për dëbimin e forcave të huaja

Sipas një komunikate të shkruar të lëshuar nga qeveria e Irakut, kryeministri i dorëhequr Abdulmehdi ka realizuar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian.

Autoritetet irakiane të institucioneve të ndryshme po përgatisin procedurat e nevojshme për ndërmarrjen e hapave ligjorë për zbatimin e vendimit të marrë nga Parlamenti [irakian] në lidhje me nxjerrjen jashtë vendit të trupave të huaja, mësohet ti ketë thënë në telefon Abdulmehdi ministrit të Jashtëm francez.

Kurse Le Drian nga ana e tij në këtë bisedë telefonike, ku u diskutua edhe për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Irakut dhe koalicionit ndërkombëtar dhe luftën kundër DAESH-it në kuadër të respektimit të sovranitetit të Irakut, tha se kjo është një çështje për të cilën duhet menduar më gjatë.

Koalicioni ndërkombëtar i krijuar kundër DAESH-it nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka njoftuar pezullimin e aktivitetit trajnues në Irak pas rritjes së tensionit në vend.

Në seancën e jashtëzakonshme që mbajti të dielën Parlamenti i Irakut miratoi me shumicë votash nxjerrjen jashtë vendit të forcave amerikane dhe trupave të tjera të huaja.

 


Lajme të ngjashme