Netanyahut i shpëton goja: Po e shndërrojmë Izraelin në një fuqi bërthamore

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, bëri të dielën vlerësime në lidhje me rendin e ditës gjatë mbledhjes javore të Këshillit të Ministrave, e cila u karakterizua nga një lapsus i shefit të qeverisë.

1335006
Netanyahut i shpëton goja: Po e shndërrojmë Izraelin në një fuqi bërthamore

Duke folur për projektin “EastMed” (Gazsjellësi i Mesdheut Lindor), nënshkruar më 2 janar 2020 ndërmjet vendit të tij, Greqisë dheAdministratës Greke të Qipros, Netanyahut i shkau goja dhe tha: “Po e shndërrojmë Izraelin në një fuqi bërthamore.”

Pas këtij lapsusi teksa po udhëzonte ministrat për projektin “EastMed”, i cili parashikon transmetimin e gazit natyror izraelit në Evropë përmes një tubacioni nëndetar që kalon nga Qiproja e Kreta për në Greqinë Kontinentale, Netanyahu e rregulloi fjalinë e mëparshme duke thënë: “Rëndësia e këtij projekti është se po shndërrojmë Izraelin në një fuqi energjetike.”



Lajme të ngjashme