Iran – Zarif: Synimi i siteve kulturore është “krim lufte”

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, e ka përshkruar kërcënimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të sulmuar dhjetëra site iraniane, si një “krim lufte”.

1334975
Iran – Zarif: Synimi i siteve kulturore është “krim lufte”

Mes rritjes së tensioneve në vazhdën e vrasjes së një gjenerali të lartë iranian nga një sulm ajror amerikan, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammad Javad Zarif, e ka përshkruar kërcënimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për të sulmuar dhjetëra site iraniane, si një “krim lufte”.

“Donald Trumpi ka shkelur të gjitha dimensionet e të drejtës ndërkombëtare me terrorin frikacak që kreu të premten. Tani ai po e përdhos të drejtën ndërkombëtare edhe një tjetër herë duke kërcënuar. Synimi i siteve kulturore është një KRIM LUFTE”, tha Zarif në rrjetin social “Twitter” të dielën, vetëm pak orë pasi Trumpi kërcënoi se do të godiste 52 site iraniane në rast të ndonjë sulmi ndaj qytetarëve amerikanë apo aseteve të SHBA-së.

“Pavarësisht shkelmave apo ulërimave, fundi i pranisë së dëmshme të SHBA-së në Azinë Perëndimore ka filluar”, theksoi ministri iranian i Punëve të Jashtme duke shtuar se diplomatët amerikanë nuk kanë respekt për të drejtën ndërkombëtare.

Ndërsa gjeneralmajori Seyyed Abdolrahim Mousavi, shefi i përgjithshëm i Ushtrisë së Iranit, tha se gjasat që SHBA-ja të sulmojë sitet kulturore të vendit të tij ishin të vogla.

“Unë e shoh si një shans të largët që ata të marrin guximin për një punë të tillë, por në rast të një konflikti të mundshëm, atëherë do të duket qartë se çfarë nënkuptojnë shifrat 5 dhe 2”, paralajmëroi Mousavi duke iu referuar kërcënimit të presidentit amerikan për të goditur 52 objektiva iraniane.



Lajme të ngjashme