Iran – Larijani: Vrasja e Soleimanit është një shkelje e Kartës së OKB-së

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, deklaroi të dielën se vrasja në një sulm ajror amerikan e komandantit të lartë ushtarak, Qasem Soleimani, ishte një “shkelje e plotë” e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

1335030
Iran – Larijani: Vrasja e Soleimanit është një shkelje e Kartës së OKB-së

“Akti brutal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Donald Trump) është një krim lufte”, tha ai në një fjalim në Parlament, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve “IRNA”.

Larijani theksoi se vrasja e Soleimanit ka ndryshuar ekuilibrin politik si të rajonit ashtu edhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Ai i bëri thirrje Trumpit që të tërheqë trupat amerikane nga rajoni.



Lajme të ngjashme