Në Bagdad u zhvillua ceremonia e varrimit të Sulejmanit dhe el-Muhendisit

Në ceremoninë e zhvilluar në Cadririye, në qendër të Bagdadit morën pjesë Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmehdi, autoritetet qeveritare, komandantët e forcave milicë shiite të Hashdi Shabi dhe qindra milicë e civilë.

1334640
Në Bagdad u zhvillua ceremonia e varrimit të Sulejmanit dhe el-Muhendisit

Në Bagdad, kryeqytetin i Irakut u zhvillua ceremonia e varrimit për Komandantin e Forcës Jerusalemi (Al-Quds), pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneralit Kasim Sulejmani (Qasem Soleimani) dhe zëvendëskryetarin e Hashdi Shabi, Ebu Mehdi el-Muhendis (Abu Mahdi al-Muhandis), të cilët u vranë në një sulm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e zhvilluar në Cadririye, në qendër të Bagdadit morën pjesë Kryeministri i Irakut, Adil Abdulmehdi, autoritetet qeveritare, komandantët e forcave milicë shiite të Hashdi Shabi dhe qindra milicë e civilë.

Gjatë ceremonisë u hodhën shpesh slogane kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Jo Amerikës”, “Jo Izraelit” dhe “Amerika, djalli më i madh”.

Pas ceremonisë xhenazet do të qohen në qytetin Qerbela. Kurse el-Muhendis do të varroset në Necef.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) kishte deklaruar se  gjenerali Kasim Sulejmani (Qasem Soleimani), komandant i Forcës Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, dhe zëvendëskryetari i Hashdi Shabi, Ebu Mehdi el-Muhendis (Abu Mahdi al-Muhandis) u vranë në një sulm në afërsi të aeroportit të Bagdadit.

Në sulm krahas Sulejmanit dhe oficerëve iranianë, së bashku me Muhendisin humbën jetën edhe 5 irakianë, pra gjithsej 10 persona.

 


Lajme të ngjashme