Kuvendi i Irakut në seancë të jashtëzakonshme për prezencën ushtarake amerikane në vend

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut deklaroi se mund të merret vendimi për ti dhënë fund pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak.

1334542

I mbledhur nën kryesimin e Kryeministrit, Adil Abdulmehdi, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut vlerësoi sulmin e Amerikës kundër Kasim Sulejmani, komandant i Forcës Al-Quds, pjesë e Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, dhe zëvendëskryetari i Hashdi Shabi, Ebu Mehdi el-Muhendis.

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes së Këshillit bëhet e ditur se sulmi i ndërmarrë nda Sulejmanit dhe el-Muhendisit shkel sovranitetin e Irakut.

Në deklaratë theksohet se sulmi në fjalë i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, del jashtë kushteve të prezencës së tyre në Irak dhe sot do të zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme në parlament ku “mund të merret vendimi për ti dhënë fund pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak”.

Lajme të ngjashme