Izraeli, Iraku dhe Katari dhanë mesazhe për “bashkëpunim të ngushtë” me ShBA-të kundër Iranit

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus deklaroi se Sekretari Pompeo ka zhvilluar biseda telefonike me Emirin e Katarit, Kryeministrin e Izraelit dhe Kryeministrin e Irakut.

1333337
Izraeli, Iraku dhe Katari dhanë mesazhe për “bashkëpunim të ngushtë” me ShBA-të kundër Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në lidhje me sulmin ndaj ambasadës së vendit të tij në kryeqytetin Bagdad të Irakut tha se ka biseduar me liderët e Izraelit, Irakut dhe Katarit dhe se ata dhanë mesazhin e “bashkëpunimit të ngushtë” kundër Iranit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus deklaroi se Sekretari Pompeo ka zhvilluar biseda telefonike me Emirin e Katarit, Sheik Temim bin Hamed Al-Thani, Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Kryeministrin e Irakut, Adil Abdulmehdi.

Duke vënë në dukje se Pompeo gjatë bisedës me Netanyahun e falënderoi këtë të fundit për vendosmërinë e treguar në luftën kundër aktiviteteve të dëmshme të Iranit në rajon dhe për dënimin e sulmit ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, zëdhënësja Ortagus bëri të ditur se gjithashtu u vu theksi edhe në “marrëdhëniet e forta” mes ShBA-së dhe Izraelit.

Ndërkaq në një deklaratë tjetër të bërë nga zëdhënësja Ortagus u tha se Sekretari Pompeo ka realizuar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Irakut Adil Abdulmehdi, i cili dënoi fuqimisht sulmet ndaj ambasadës së ShBA-së në Bagdad të kryera nga milicët e mbështetur nga Irani të quajtur Brigadat e Hizbullahut.

Në deklaratën e zëdhënëses Ortagus thuhet: “Sekretari Pompeo falënderoi qeverinë e Irakut për masat e larta të sigurisë të marra dhe theksoi përgjegjësinë për mbrojtjen e diplomatëve amerikanë në rajon. Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen për dëshirën e administratës së Presidentit Donald Trump për lirinë dhe pavarësinë e Irakut dhe në përpjekjet të ngushta për bashkëpunim”.

Nga ana tjetër Sekretari Pompeo gjatë bisedës me Emirin e Katarit, Sheik Temim bin Hamad Al-Thani e falënderoi Katarin për solidarizim me ShBA-të, ndërsa të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendimet në lidhje me disa zhvillime në rajon.

Qindra persona, të cilët protestuan kundër sulmeve të javës së kaluar ndaj një baze të Brigadave të Hizbullahut të lidhura me Hashdi Shabin që mbështetet nga Irani me çrast u vranë 28 persona, ditë më parë u mblodhën para ambasadës së ShBA-së në Bagdad. Protestuesit, të cilët hodhën slogane kundër ShBA-së, i vunë zjarrin murit të godinës së ambasadës dhe hynë brenda në ambasadë.

 


Lajme të ngjashme