Kanada – Vankuveri goditet nga një tërmet me fuqi 6,2 ballë

Qyteti i Vankuverit në shtetin kanadez të Kolumbisë Britanike u trondit të martën nga një tërmet i fuqisë 6,2 ballë.

1329150
Kanada – Vankuveri goditet nga një tërmet me fuqi 6,2 ballë

Siç bën të ditur Qendra Kanadeze për Tërmetet, epiqendra e goditjes kryesore ishte distrikti Port-Hardi, 188 km në perëndim të Vankuverit.

“Thellësia e tërmetit ishte 10 km”, shtoi Qendra Kanadeze për Tërmetet duke shtuar se lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e Riçmondit.

Autoritetet e Kanadasë njoftuan se pas tërmetit nuk ka rrezik për cunami dhe fatmirësisht s’ka as viktima apo dëme materiale.

Brigjet kanadeze në Paqësor janë goditur nga 5 tërmete me magnitudë 4,8 – 6,0 ballë që prej ditës së hënë e këtej.


Fjalët Kyçe: #tërmet , #Vankuver , #Vancouver , #Kanada

Lajme të ngjashme