BE-ja u bën thirrje palëve në Libi për dialog dhe gjakftohtësi

Bashkimi Evropian duke tërhequr vëmendjen në rritjen e tensionit në Libi, veçanërisht përreth kryeqytetit Tripoli, u bëri thirrje palëve për gjakftohtësi.

1328117

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, në një deklaratë me shkrim të bërë për këtë çështje, bëri të ditur se zgjidhja në Libi nuk mund të sigurohet me rrugë ushtarake dhe duhet fokusuar tek propozimet politike dhe negociatat e ofruara nga Kombet e Bashkuara.

“Të gjitha anëtarët e komunitetit ndërkombëtarë duhet të observojnë dhe respektojnë embargon e armëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, shkroi Stano duke shtuar se Bashkimi Evropian mbështet fuqishëm procesin e Berlinit dhe negociatat politike që zhvillohen nga përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Libinë, Ghassan Salame.

“Në kuadër të tensionit në rritje në Libi dhe veçanërisht në Tripoli, Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjitha palëve tu japin fund veprimtarive ushtarake dhe të rifillojnë dialogun politik”, shkroi në deklaratën e tij Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Lajme të ngjashme