Esper: Turqia është një partnere e rëndësishme e NATO-s

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha se Turqia prej shumë vitesh është një partnere e rëndësishme e NATO-s.

Esper: Turqia është një partnere e rëndësishme e NATO-s

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper tha se Turqia prej shumë vitesh është një partnere e rëndësishme e NATO-s.

Esper doli në një konferencë të përbashkët shtypi me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Amerikës, Gjeneralarmate Mark Milley.

“Turqia është prej shumë vitesh një partnere e rëndësishme e NATO-s. Luftuan me ne nga Koreja në Afganistan. Me homologun tim (ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar) bisedoj vazhdimisht”, tha Esper.

Kurse në lidhje me deklaratat në media për bazën ajrore Inxhirlik (Incirlik) në Adana (Turqi), ai tha: “Për arsyen dhe sa seriozë janë në këtë çështje më duhet të bisedoj. Ne mendojmë se duhet ta afrojmë në aleancën e NATO-s, sepse kanë një ushtri të talentuar dhe për një kohë të gjatë (turqit) janë aleatët tanë”.

Pyetjes se edhe sa kohë do të qëndrojnë në Siri, Sekretari amerikan e Shtetit iu përgjigj duke thënë se qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri është marrja e kontrollit kundër DAESH-it dhe sigurimi që aleatët e tjetër të Amerikës të japin kontribut në këtë qëllim.  

 



Lajme të ngjashme