Izraeli shkurtoi distancën e peshkimit për peshkatarët palestinezë

Në deklaratën e ushtrisë izraelite, thuhet se vendimi për të shkurtuar distancën e peshkimit nga 15 në 10 milje për peshkatarët e Gazës u mor mbrëmë për shkak të një rakete që u hodh nga Gaza në Izrael.

1326266
Izraeli shkurtoi distancën e peshkimit për peshkatarët palestinezë

Qeveria izraelite shkrutoi distancën e peshkimit për peshkatarët në Rripin e bllokuar të Gazës në 10 milje detare.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se vendimi për të shkurtuar distancën e peshkimit nga 15 në 10 milje për peshkatarët e Gazës u mor mbrëmë për shkak të një rakete që ishte hedhur nga Gaza në Izrael.

Mbrëmë, nga Gaza u hodh një raketë në anën izraelite, ndërsa ushtria e Izraelit ndërmori një sulm ajror në disa pika në veri të Gazës.

Që nga viti 2006, Izraeli mban të bllokuar Rripin e Gazës, ku jetojnë afërsisht 2 milionë palestinezë.

Administrata e Tel-Aviv shpesh shkurton distancën e peshkimit të peshkatarëve palestinezë në Rripin e Gazës, duke treguar si arsyetim tensionimin me grupet palestineze të rezistencës.

Sipas të dhënave të Unionit i Peshkatarëve Palestinezë, rreth 4 mijë njerëz po peshkojnë në Gaza, duke siguruar kështu të ardhura për jetesë për 50 mijë njerëz.



Lajme të ngjashme