SHBA – Administrata Trump distancohet nga vendimi i Senatit mbi pretendimet armene të 1915-s

Administrata Trump u distancua të martën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke thënë se politika e Shtëpisë së Bardhë nuk ndryshon pasi Senati miratoi një rezolutë, që i njeh ngjarjet e vitit 1915 si “gjenocid”.

1325391
SHBA – Administrata Trump distancohet nga vendimi i Senatit mbi pretendimet armene të 1915-s

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, tha në një komunikatë me dy fjali se “pikëpamjet e administratës pasqyrohen në deklaratën përfundimtare të Presidentit për këtë çështje prillin e kaluar”.

Në atë deklaratë me shkrim për përvjetorin e ngjarjeve armene të 24 prillit 1915, Presidenti amerikan, Donald Trump, përdori shprehjen “Meds Yeghern”, një term armen që do të thotë “Fatkeqësia e Madhe”, duke shmangur çdo frazë që mund të konfirmonte pretendimet e pabaza armene për të ashtuquajturin “gjenocid”.

Senati amerikan miratoi javën e kaluar rezolutën nr. 150 duke njohur pretendimet e pavërteta armene mbi ngjarjet e vitit 1915, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e kishte bërë të njëjtën gjë më 29 tetor.

Ndërsa Turqia, e cila kundërshton paraqitjen e ngjarjeve të vitit 1915 si “gjenocid” duke i përshkruar ato si një tragjedi që ka shkaktuar viktima në të dyja palët, reagoi ndaj këtij hapi duke theksuar se “rezoluta nuk është as ligjërisht e detyrueshme dhe as e vlefshme”.

Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët historianësh turq, armenë dhe ekspertësh ndërkombëtarë për të shqyrtuar çështjen.



Lajme të ngjashme