Azerbajxhan: Vendimi i Senatit amerikan është i qëllimshëm dhe pa bazë ligjore

Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit e konsideroi vendimin e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur pretendimet armene të vitit 1915, si një dokument të qëllimshëm dhe pa një bazë ligjore.

Në një deklaratë të shkruar nga Ministria azerbajxhanase se vendimi i Senatit amerikan është në kontradiktë me burimet shkencore dhe historike si dhe referimi në burime të dyshimta dëshmon se ky vendim ishte përgatitur nga të paaftët dhe në mënyrë që i shërben vetëm qëllimeve të pista të lobit armen.

“Historia duhet të hetohet në mënyrë objektive nga historianët” thuhet në deklaratë duke vijuar me fjalët: “Senati amerikan ndërkohë që vlerëson pretendimet e një shekulli më parë me qëllime politike, shfaq një standard të dyfishtë ndaj sulmeve ushtarake në vazhdim të Armenisë kundër Azerbajxhanit, spatrimin e përgjakshëm etnik ndaj më shumë se 1 milionë azerbajxhanasve në rajonet e pushtuara dhe gjenocidin në Hoxhali. Vendimin (e Senatit amerikan) e vlerësojmë si një dokument të qëllimshëm dhe pa një bazë ligjore. Vendimi i Senatit amerikan është një tentativë për të bërë një histori të rreme dhe për ta përdorur si një mjet presioni politik”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit.

Lajme të ngjashme