Esper: Ne nuk i premtuam SDF-së formimin e një shteti kurd autonom në Siri

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, u prononcua në lidhje me politikat e ShBA-së në Siri.

Esper: Ne nuk i premtuam SDF-së formimin e një shteti kurd autonom në Siri

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, u prononcua në lidhje me politikat e ShBA-së në Siri.

Sekretari Esper bëri të ditur se “Ne shtrënguam duart me kurdët, posaçërisht me Forcat Demokratike Siriane (SDF) (shtylla kurrizore e së cilës formohet nga PYD, dega siriane e organizatës separatiste terroriste PKK) për të mposhtur organizatën terroriste DAESH. Nuk premtuam t'i ndihmojmë ata të krijojnë një shtet autonom kurd. Me ata nuk arritëm në marrëveshje për të luftuar kundër Turqisë”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Esper dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm amerikan, Gjeneral Mark Milley dëshmuan në seancën e Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve me titull "Politika e ShBA për Sirinë".

Esper theksoi se situata në verilindje të Sirisë është përgjithësisht e qëndrueshme, ndërsa shtoi se “Mendimi im është që Turqia vendosi në masë të madhe stabilitetin në verilindje të Sirisë”.

Sekretari Esper theksoi se Turqia dhe ShBA-ja kanë perspektiva të ndryshme në lidhje me çështjet prioritare në Siri, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Nga bisedimet e mia të fundit me turqit, kuptova se përparësia e tyre ishin terroristët kurdë (YPG/PKK). Ata janë të shqetësuar se PKK-ja mund të hyjë në Turqi dhe të ndërmarrë sulme ndaj popullit turk. Turqit janë gjithashtu të shqetësuar për situatën e 4 milionë refugjatëve që ata mirëpresin dhe për sa kohë mund t’i mbajnë ata”.

Ndërkaq për pretendimet e një deputeti se “kurdët kanë mbetur vetëm dhe se kjo do ta vështirësojë punën me partnerët lokalë në të ardhmen”, Esper tha: “Ne shtrënguam duart me kurdët, veçanërisht me SDF-në, për të mposhtur DAESH-in. Ne nuk iu premtuam formimin e një shteti kurd autonom dhe nuk i shtrënguam duart me ta për të luftuar kundër Turqisë. Ky është dallimi kryesor.”

Gjatë fjalës së tij Esper tha se Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë projektuar gjatë periudhës së ish-Presidentit Barack Obama, ndërsa Kryetari i Komitetit, Adam Smith, nuk lejoi që sekretari Esper të vazhdojë fjalimin e tij dhe e përfundoi mbledhjen.

 


Lajme të ngjashme