Trumpi hebrenjve: Ju nuk jeni njerëz të mirë, por duhet të votoni për mua

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili filloi tubimet për zgjedhjet Presidenciale në vitin 2020, shkoi në Florida, një nga shtetet më kritike të zgjedhjeve.

Trumpi hebrenjve: Ju nuk jeni njerëz të mirë, por duhet të votoni për mua

Gjatë fjalës së tij drejtuar zgjedhësve hebrenj në Florida, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se “Ju nuk jeni njerëz të mirë, por duhet të votoni për mua. Nëse ata fitojnë (demokratët), ju do të mbeteni pa punë brenda 15 minutave”.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili filloi tubimet për zgjedhjet Presidenciale në vitin 2020, shkoi në Florida, një nga shtetet më kritike të zgjedhjeve.

Trump mori pjesë në Samitin Izraelito-Amerikan, ku iu drejtua zgjedhësve hebrenj.

Duke thënë se “Unë jam miku më i afërt i Izraelit”, Presidenti Trump vijoi me këto fjalë: “Unë ju njoh shumë mirë. Ju jeni vrasës të pamëshirshëm. Nuk jeni aspak njerëz të mirë, por duhet të votoni për mua. Nuk keni rrugëdalje tjetër. Unë mund t'ju them që ju nuk do të votoni për Pocahontas (Elizabeth Warren). Ju nuk do të votoni për taksën mbi pasurinë. Edhe nëse nuk ju pëlqej, madje disa prej juve edhe mua nuk më pëlqejnë. Ju do të jeni akoma mbështetësit e im më të mdhenj, sepse nëse ata fitojnë, ju do të mbeteni pa punë brenda 15 minutave. Kështu që nuk kam pse të shpenzoj shumë kohë për këtë”.

Deklaratat e Trump ngjallën të qeshura në sallë. Ai gjithashtu kritikoi që hebrenjtë në përgjithësi votuan për Partinë Demokratike.

 


Lajme të ngjashme