Danimarka anulon Konferencën e NATO-s për shkak të pjesëmarrjes së kundërshtarit të Trumpit

Konferenca, e cila do të mbahej në Danimarkë për të festuar përvjetorin e themelimit të NATO-s, është anuluar për shkak të vetos ndaj një folësi kundërshtar i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Lars Bangert Struwe, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Atlantik danez, njoftoi në një deklaratë të shkruar se konferenca, e planifikuar për të martën (10 dhjetor) në Kopenhagë, është anuluar.

“Është diçka që ne e dimë që Stanley Sloan (studiues në Këshillin Atlantik) është kundër Trumpit. Kjo nuk është sekret. Këtë e dinë të gjithë, të cilët ndjekin median sociale Facebook dhe Twitter. Ne ishim të sigurt që Stanley Sloan do të bënte një fjalim apolitik dhe objektiv në konferencën tonë. Ai na dha fjalën për këtë. Kështu që insistuam që Sloan të ishte në mesin e folësve derisa ambasadori amerikan kërkoi të anulohet pjesëmarrja e tij”, bëri të ditur Struwe.

Bëhet e ditur se konferenca u anulua për këtë arsye se Carla Sands, ambasadorja amerikane në Kopenhagë, vuri veton ndaj Stanley Sloan, i njohur për kundërshtimin e tij ndaj Presidentit amerikan Trump.

Ambasada e ShBA-së në Kopenhagë tha se ambasada dhe Këshilli Atlantik i Danimarkës, të cilët janë organizatorët e konferencës, kanë ranë dakord për folësit me një perspektivë të gjerë për konferencën.

Në deklaratën e bërë nga ambasada e Amerikës thuhet se “Përfshirja e Stanley Sloan midis folësve në momentin e fundit nuk përkon me metodën e marrjes së vendimit që është marrë në konsideratë në identifikimin e folësve të tjerë në konferencë”

Lajme të ngjashme