Memorandumet e Mirëkuptimit mes Turqisë dhe Libisë shkaktojnë shqetësime tek Izraeli

Memorandumi i Mirëkuptimit për “Përshenjimin [delimitimin] e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe, i nënshkruar mes Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, e shqetësoi Izraelin.

1318315

Në një komunikatë me shkrim të postuar në llogarinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit në median sociale Twitter theksohet se hapat e fundit që hodhi Turqia në Detin Mesdhe bien ndesh me interesat e Izraelit, i cili bashkëpunon me Greqinë.

Në komunikatë thuhet se Tel-Avivi do të vazhdojë të mbështesë udhëheqjen e Athinës.

Mes Turqisë dhe Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë më 27 nëntor u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunim në Fushat Ushtarake dhe të Sigurisë dhe Memorandumi i Mirëkuptimit për “Përshenjimin [delimitimin] e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe”, që synon mbrojtjen e të drejtave të dy vendeve që burojnë nga e drejta ndërkombëtare, me të cilën të dyja vendet janë bërë fqinje të njëra-tjetrës në det.   

Lajme të ngjashme