Johnson: Ne pranojmë presionet e mëdha me të cilat ballafaqohet Turqia

Kryeministri i Anglisë, Boris Johson bëri të ditur se takimi katërpalësh me pjesëmarrjen e Turqisë ka kaluar mirë dhe se këto takime do të vazhdojnë.

1318118
Johnson: Ne pranojmë presionet e mëdha me të cilat ballafaqohet Turqia

Kryeministri i Anglisë, Boris Johson bëri të ditur se takimi katërpalësh me pjesëmarrjen e Turqisë ka kaluar mirë dhe se këto takime do të vazhdojnë.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas Samitit të Liderëve të NATO-s në Londër, Kryeministri Johnson i bëri një vlerësim edhe takimit me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, Kancelaren Angela Merkel dhe me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Ne diskutuam për kompleksitetin e situatës në veri të Sirisë”, bëri të ditur Johnson, ndërsa shtoi se “Ne i pranojmë presionet e mëdha, me të cilat ballafaqohet Turqia, e cila mirëpret 4 milion refugjatë si dhe kërcënimin nga terrori i PKK-së, gjë që është një kërcënim i vërtetë”.

Duke bërë të ditur se përpiqen për t’i kuptuar planet e Turqisë në lidhje me veriun e Sirisë se çfarë dëshiron të bëjë dhe si e shikon të ardhmen, Johnson tha: “Të gjithë duam të shmangim keqkuptimet midis aleatëve të NATO-s. Ne vendosëm të vazhdojmë me këto takime”.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se “A do t’i pranojë apo jo Anglia shtetasit e saj pjesëtarë të DAESH-it?”, Kryeministri Johnson u përgjigj duke thënë që “Ata kanë bërë shkelje të ligjeve të Anglisë dhe kanë humbur të drejtën për shtetësi”.

Johnson gjithashtu rikujtoi se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dëshiron t’i ekstradojë luftëtarët e huaj terroristë në shtetet e origjinës, ndërsa si arsyetim për mospranimin e kësaj nga Anglia tha se “Sistemi ynë ligjor e bën shumë të vështirë dënimin e tyre”.

 


Lajme të ngjashme