Londra mirëpriti samitin katërpalësh Turqi-Angli-Francë-Gjermani

Në samiti katërpalësh liderët pajtohen për thellimin e bashkëpunimit mes tyre.

1317388
Londra mirëpriti samitin katërpalësh Turqi-Angli-Francë-Gjermani

Në samitin katërpalësh të liderëve të mbajtur në kryeqytetin Londër të Anglisë, liderët vënë theksin në rëndësinë e vazhdimit të luftës kundër çdo lloj terrori.

Pas takimit me temë Sirinë të mbajtur në Zyrën e Kryeministrisë së Anglisë në “Downing Street 10”, ku morën pjesë Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministri i Anglisë Boris Johnson, u publikua një komunikatë me shkrim.

Sipas komunikatës në fjalë liderët gjatë takimit biseduan për partneritet dhe gjëra të tjera mes vendeve të tyre në fushat strategjike, ekonomike dhe të mbrojtjes, ndërsa pranuan rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, përfshirë edhe ato përmes NATO-s.

Liderët ranë dakord që dërgimi i ndihmave humanitare për Sirinë, përfshirë edhe ato matanë kufirit në verilindje të Sirisë, duhet të bazohet në një vlerësim të nevojës nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Duke vënë theksin se ata do të punojnë për të krijuar kushtet për kthimin vullnetar dhe të qëndrueshëm të refugjatëve dhe se lufta kundër të gjitha formave të terrorizmit duhet të vazhdojë, liderët u dakorduan që të gjitha sulmet ndaj civilëve sirianë, përfshirë Idlibin, duhet të ndalen.

Liderët përsëritën mbështetjen e tyre për procesin e Komitetit Kushtetues, ndërsa theksuan rëndësinë e rezolutës 2254 të OKB-së, e cila bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Siri dhe një zgjidhje politike në vend.

Pjesëmarrësit në samitin katërpalësh përsëritën mbështetjen e tyre për avancimin e procesit politik në Libi dhe ranë dakord që të mbahen takimet në këtë format.

 


Lajme të ngjashme