Rusia dislokon trupat e saj në pikat e liruara nga YPG/PKK-ja në Siri

Rusia, e cila vazhdon vendosjen e saj ushtarake në zonat e okupuara nga organizata terroriste separatiste YPG/PKK në veri të Sirisë, është vendosur në tre pika të tjera.

Sipas burimeve lokale, deri në 20 policë ushtarakë rusë, përfshirë edhe oficerë në mesin e tyre, u vendosën në një pikë ushtarake në nënprefekturën Amude të rrethit Haseke që të pushtuar nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK në veri të Sirisë.

Në Amude, që ndodhet në një pikë të afërt me kufirin e Turqisë në perëndim të Kamishlisë, Turqia dhe Rusia, në kuadër të marrëveshjes së arritur pas operacionit “Burimi i Paqes”, kanë zhvilluar patrullime të përbashkëta tokësore.

Rusia gjithashtu vendosi trupat e saj edhe në zonën Silolar në qytezën Ajn Isa në juglindje të Ajnularabit (Kobani).

Mësohet se Rusia ditë më parë u vendos edhe në pikën Izaa në veriperëndim të Ajnularabit.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i tërhoqën trupat e tyre në veri të Sirisë në zonat e pasura me naftë, Rusia dislokoi trupat e saj në tre pikat e liruara nga ShBA-ja, gjegjësisht në Sirrin, Ajn Isa dhe në Saidije të Menbixhit.

Ushtarët rusë u dislokuan në digën Tishrin, ndërsa zgjeruan edhe pikën aktuale në aeroportin e Kamishlisë.

Lajme të ngjashme