Netanyahu dhe Trumpi zhvillojnë një bisedë telefonike

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu zhvilloi një bisedë telefonike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për aneksimin Izraelit të Luginës Jordan, që ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar (nga Izraeli).

Në prononcimin e bërë për interesin e gazetarëve në qytetin Ashkelon, Netanyahu tha se në bisedën telefonike me Trumpin shqyrtuan “çështje të rëndësishme” për sigurinë e Izraelit.  

Ai tha se me Presidentin Trump biseduan për shumë çështje me në krye Iranin.

“Biseduam për rastin historik në lidhje me njohjen e Luginës Jordan si kufirin lindor izraelit dhe Marrëveshjen e Mbrojtjes Reciproke ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit”, u shpreh Kryeministri izraelit.

Ndërkaq në deklaratën e bërë nga Shtëpia e Bardhë bëhet e ditur se dy liderët biseduan për “kërcënimin iranian”, por nuk jepet asnjë informacion nëse erdhi në rend të ditës aneksimi i Luginës Jordan.

Lajme të ngjashme