Irak – Parlamenti pranon dorëheqjen e Kryeministrit Abdul-Mahdi

Parlamenti i Irakut pranoi të dielën dorëheqjen e Kryeministrit Adil Abdul-Mahdi mes protestave kundër papunësisë, korrupsionit dhe mungesës së shërbimit publik në vend.

1315590
Irak – Parlamenti pranon dorëheqjen e Kryeministrit Abdul-Mahdi

Në një takim urgjent, ligjvënësit irakianë votuan të pranojnë dorëheqjen e paraqitur nga kryeministri më datë 29 nëntor.

Në seancën parlamentare të së dielës morën pjesë 241 nga gjithsej 329 deputetë.

Iraku është tronditur nga protestat masive që nga fillimi i tetorit kundër kushteve të këqija të jetesës dhe korrupsionit. Kërkesat e protestuesve u kthyen më vonë në thirrje për shpërndarjen e qeverisë së Kryeministrit Abdul-Mahdi.

Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, të paktën 406 qytetarë janë vrarë dhe 15.000 të tjerë janë lënduar që prej fillimit të protestave më datë 1 tetor.



Lajme të ngjashme