Siri – Në sulmin me autobombë të YPG/PKK-së në Rasulayn janë vrarë 17 persona

Në sulmin me autobombë që organizata separatiste terroriste YPG/PKK ndërmori në fshatin Tel-Halef të nënprefekturës Rasulayn të Sirisë kanë humbur jetën 17 dhe u plagosën mbi 20 persona.

Siri – Në sulmin me autobombë të YPG/PKK-së në Rasulayn janë vrarë 17 persona

Në sulmin me autobombë që organizata separatiste terroriste YPG/PKK ndërmori në fshatin Tel-Halef të nënprefekturës Rasulayn të Sirisë humbën jetën 17 dhe u plagosën mbi 20 persona.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë u prononcua në lidhje me sulmin në një postim në llogarinë zyrtare në rrjetin social Twitter.

“Organizata terroriste PKK/YPG, e cila nuk dallon nga DAESH-i në mizori, vazhdon të sulmojë me bomba civilët e pafajshëm në lindje të Eufratit. Këtë herë, kriminelët e foshnjave vranë 17 njerëz dhe plagosën më shumë se 20 të tjerë me një autobombë në fshatin Tel-Halef, në perëndim të Rasulayn-it”, u tha në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

 


Lajme të ngjashme