Lavrov: Nëse YPG/PKK-ja i beson ShBA-së, rezultati nuk do të jetë i mirë

"Mbështetja në ShBA, që u kthye në Siri për naftë, nuk do të sjellë rezultate të mira", bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.

1313035
Lavrov: Nëse YPG/PKK-ja i beson ShBA-së, rezultati nuk do të jetë i mirë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov bëri të ditur që besimi i organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, e cila përdor emrin Forcat Demokratike Siriane (SDF), në mbështetjen e ShBA-së që u rikthye në Siri për naftë, nuk do të sjellë rezultate të mira.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas takimit me homologun e tij islandez, Gudlaugur Thor ThordarsonMoskë, ministri Lavrov u bëri një vlerësim akteve të organizatës terroriste YPG/PKK në Siri.

Lavrov theksoi se YPG/PKK u angazhua në veprime jokonstruktive në veri të Sirisë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Besimi i organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, e cila përdor emrin Forcat Demokratike Siriane (SDF), në mbështetjen e ShBA-së që u kthye në Siri për naftë, nuk do të sjellë rezultate të mira. Unë i këshilloj ata që të mbajnë premtimet e tyre dhe të mos kryejnë veprime të dyshimta për sa i përket koniunkturës”.

Lavrov mbrojti qëndrimin për vendosjen e dialogut mes YPG/PKK-së dhe regjimit të Beshar Esadit në Siri.



Lajme të ngjashme