Siri – 5 civilë të vdekur nga sulmet e forcave ruse në Idlib

Të paktën pesë civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore ruse në Idlib, që ndodhet brenda zonës veriperëndimore të Sirisë dhe që është shpallur më herët si Zonë Çtensionimi.

Sipas informacionit të siguruar nga burimet e Mbrojtjes Civile të Sirisë (Kaskat e Bardha) tre civilë kanë humbur jetën të enjten në mbrëmje si pasojë e shpërthimit të një bombe të hedhur më herët nga Rusia në Idlib.

Ndërkaq, radari ushtarak i opozitarëve sirianë tha se dy civilë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një sulm i avionëve rusë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Fattire.

Raportohet se avionët luftarakë rusë kanë ndërmarrë sulme ajrore edhe në qytetin Kefrenbil dhe fshatin Serxhe.

Nga ana tjetër forcat e regjimit të Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani kanë sulmuar me artileri dhe armë tokë-tokë [topa, mortaja e raketa] fshatrat Naxhije dhe Marand të provincës Bidama.

Lajme të ngjashme