Anglia do të riatdhesojë jetimët e luftëtarëve të DAESH-it që kanë mbetur të bllokuar në Siri

Britania e Madhe ka vendosur të rikthejë në atdhe të miturit që kanë mbetur të bllokuar në Siri, për shkak të vdekjes së prindërve të tyre me shtetësi angleze, pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.

U kemi lejuar të kthehen në shtëpi, sepse kjo është gjëja më e drejtë”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Dominic Raab, duke shtuar se fëmijët kanë nevojë për mbështetje për t’u kthyer në jetën e tyre normale.

Këta fëmijë të pafajshëm, jetimë, nuk duhet të ishin përballur kurrë me tmerret e luftës”, tha Raab.

Fëmijët, emrat e të cilëve për arsye sigurie nuk janë bërë publikë, do të jenë shtetasit e parë anglezë që do të sillen në Britaninë të Madhe nga zonat e kontrolluara më parë nga organizata terroriste DAESH.

Në kampet e Sirisë gjenden 25 gra me shtetësi angleze dhe rreth 60 fëmijë, shumica nën pesë vjeç.

Edhe pse më parë Anglia nuk ishte shprehur e gatshme për riatdhesimin e shtetasve të saj, përfshi këtu edhe fëmijët, duke e arsyetuar këtë me shqetësimet për sigurinë, ministri i Jashtëm Raab kishte njoftuar muajin e kaluar se Qeveria do ta vlerësonte çështjen e tërheqjes së fëmijëve jetimë dhe të miturve që kishin mbetur të bllokuar në Siri.

Më herët edhe Franca, Gjermania, Norvegjia dhe Danimarka kishin tërhequr një numër të vogël fëmijësh nga kampet në Siri.

Lajme të ngjashme