BE-ja kërkon vetëpërmbajtje nga palët në protestat e Iranit

Bashkimi Evropian u bëri thirrje për vetëpërmbajtje palëve në protestat e Iranit, të cilat filluan pas racionimit të benzinës dhe rritjes së çmimeve të karburantit në vend.

BE-ja kërkon vetëpërmbajtje nga palët në protestat e Iranit

Në një komunikatë me shkrim nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, tërhiqet vëmendja mbi rastet e vdekjeve dhe plagosjeve gjatë protestave në Iran.

“Vështirësitë socio-ekonomike zgjidhen me dialog gjithëpërfshirës, jo me dhunë. Ne presim që forcat iraniane të sigurisë të qëndrojnë larg dhunës dhe demonstruesit të protestojnë paqësisht. Dhuna e çdo lloji është e papranueshme. Liria e shprehjes dhe e tubimit duhet të garantohen”, theksohet në komunikatën e sipërcituar.

Zyra e shefes së diplomacisë evropiane gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve iraniane që të sigurojnë qarkullimin e lirë të informacionit dhe qasjen në internet.



Lajme të ngjashme