UNICEF: Rreth 12 milionë fëmijë në Jemen kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare

Fondi i Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi të mërkurën se rreth 12 milionë fëmijë në Jemen kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare.

UNICEF: Rreth 12 milionë fëmijë në Jemen kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare

“Pavarësisht Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve, nënshkruar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Jemeni është një prej vendeve më të këqija në botë për fëmijët”, deklaroi përfaqësuesja e UNICEF-it në Jemen, Sara Beysolow Nyanti, përmes një komunikate të shkruar me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve (20 nëntor).

Duke tërhequr vëmendjen se konflikti që vazhdon në shkallë vendi, i ka çuar shërbimet sociale në pragun e kolapsit, Nyanti theksoi se rreth 12 milionë fëmijë në Jemen (gati-gati çdo fëmijë në këtë vend) kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare.

Ajo rikujtoi gjithashtu se të gjitha palët, përfshi këtu edhe autoritetet jemenase, nuk i kanë përmbushur ende angazhimet e tyre për fëmijët.

Që nga nënshkrimi i Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 20 nëntor 1989 e këtej, kjo datë festohet çdo vit si Dita Botërore e Fëmijëve.



Lajme të ngjashme