Siri – Në sulmet e regjimit dhe Rusisë gjatë 2 javëve janë vrarë 56 civilë

Në sulmet që regjimi i Esadit dhe Rusia kryen ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib mes datave 30 tetor-15 nëntor janë vrarë 56 civilë në mesin e të cilëve 19 fëmijë e 6 gra.

1308540
Siri – Në sulmet e regjimit dhe Rusisë gjatë 2 javëve janë vrarë 56 civilë

Në sulmet që regjimi i Esadit dhe Rusia kryen ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib mes datave 30 tetor-15 nëntor janë vrarë 56 civilë në mesin e të cilëve 19 fëmijë e 6 gra.

Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) publikoi raportin mbi humbjet civile në Zonën e Çtensionimit në Idlib për periudhën 30 tetor-15 nëntor.

Sipas raportit në sulmet që regjimi i Esadit dhe Rusia kryen gjatë periudhës në fjalë ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib janë vrarë 56 civilë në mesin e të cilëve 19 fëmijë e 6 gra.

Gjatë kësaj periudhe në sulmet e regjimit janë vrarë 20 civil, ku 6 ishin fëmijë dhe 2 gra, ndërsa në sulmet e Rusisë u vranë 36 civilë, në mesin e të cilëve 13 fëmijë dhe 4 gra.

Ndërkohë që në Zonën e Çtensionimit në Idlib gjatë sulmeve u shënjestruan 46 qendra të jetesës si shkolla, faltore, qendra të shëndetësisë, qendra të mbrojtjes civile, regjimi i Esadit ndaj këtyre qendrave ndërmori 34 sulme, ndërsa Rusia 12.

Në mesin e qendrave të shënjestruara nga regjimi janë 8 shkolla, 5 faltore, 4 qendra shëndetësore dhe 11 qendra të mbrojtjes civile.

Ndërkaq në sulmet e Rusisë u shënjestruan 2 shkolla, 2 faltore, 3 qendra shëndetësore dhe qendra të tjera të jetesës.

Në mes tjerash në raport bëhet e ditur se në sulmet e regjimit ndaj qendrës së Mbrojtjes Civile (Kaskat e Bardha) është vrarë një vullnetar dhe një aktivist.

 


Lajme të ngjashme