Ozersay kritikon heshtjen e udhëheqjes greko-qipriote ndaj djegies së flamurit të RTQV-së

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Kudret Ozersay reagoi ndaj heshtjes për djegien e flamurit të RTQV-së.

1308084
Ozersay kritikon heshtjen e udhëheqjes greko-qipriote ndaj djegies së flamurit të RTQV-së

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Kudret Ozersay reagoi ndaj udhëheqjes greko-qipriote dhe partive politike të pjesës greke të Qipros, të cilat heshtën për djegien e flamurit të RTQV-së në përvjetorin e 36-të të themelimit të saj.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në median sociale Twitter, Kudret Ozersay kritikoi qëndrimin e udhëheqjes greko-qipriote dhe të partive politike të pjesës greke të Qipros me fjalët: “Heshtja e partive politike të pjesës greke të Qipros dhe e liderëve greko-qipriot është e jashtëzakonshme”.

Duke paralajmëruar që heshtja ndaj djegies së flamurit të RTQV-së nënkupton miratimin e ngjarjes, Ozersay tha: “Në fakt, rreziku i vërtetë është miratimi i heshtur i lëvizjeve të tilla që synojnë turqit qipriotë. Në veçanti, mosbesimi aktual në Qipro thellohet nëse Z. (udhëheqësi greko-qipriot) Nikos Anastasiades nuk i dënon këto ngjarje dhe nëse nuk thotë që ai nuk i vlerëson ato si të drejta dhe nuk merr masa kundër veprimeve të tilla që inkurajojnë dhunën. I bëjmë thirrje Zt. Anastasiades që të veprojë me përgjegjësi. Kjo heshtje nuk është shenjë e mirë”.

 


Lajme të ngjashme