Austri – Presidenti Van der Bellen: Myslimanët s’duhet të shihen si të huaj të përjetshëm

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, deklaroi të dielën se Islami dhe myslimanët nuk duhet të shihen si të huaj të përjetshëm në vendin e tij.

Austri – Presidenti Van der Bellen: Myslimanët s’duhet të shihen si të huaj të përjetshëm

Në kryeqytetin Vjenë të vendit u festua 40-vjetori i themelimit të Komunitetit të Besimtarëve Myslimanë të Austrisë.

Të pranishëm në këtë aktivitet, organizuar në Pallatin Bashkisë së Vjenës, ishin Presidenti Van der Bellen, konsulli i përgjithshëm i Republikës së Turqisë në Vjenë, Asip Kaya, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Gjatë fjalës së rastit në aktivitetin festiv për 40-vjetorin e themelimit të Komunitetit të Besimtarëve Myslimanë të Austrisë, Van der Bellen tërhoqi vëmendjen se tashmë Islami dhe myslimanët nuk duhet të shihen si të huaj.

“Institucionet e grupeve fetare dhe politike në vend janë elemente që forcojnë bashkëjetesën”, potencoi ai mes të tjerash.

Themeluar në vitin 1979, Komuniteti i Besimtarëve Myslimanë të Austrisë përfaqëson sot mbi 700 mijë besimtarë të fesë islame në këtë shtet të Evropës Qendrore.



Lajme të ngjashme