Netanyahu: Nuk duam përshkallëzimin e tensionimit, por do të bëjmë çdo gjë për vetëmbrojtje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu gjithashtu tha se procesi i tensionuar që filloi me vrasjen e komandantit kryesorë të Lëvizjes së Xhihadit Islamik, Beha Ebul Ata mund të marrë pak kohë, ndërsa izraelitëve u kërkoi të kenë "durim".

Netanyahu: Nuk duam përshkallëzimin e tensionimit, por do të bëjmë çdo gjë për vetëmbrojtje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bëri të ditur se vendi i tij nuk dëshiron përshkallëzimin e tensionimit, por tha që “Do të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme për vetëmbrojtje”.

Netanyahu gjithashtu tha se procesi i tensionuar që filloi me vrasjen e komandantit kryesorë të Lëvizjes së Xhihadit Islamik, Beha Ebul Ata mund të marrë pak kohë, ndërsa izraelitëve u kërkoi të kenë "durim".

Në prononcimin e bërë gjatë një konference për shtyp të organizuar në Ministrinë e Mbrojtjes në kryeqytetin Tel-Aviv, Netanyahu tha: “Izraeli nuk dëshiron përshkallëzimin e tensionimit. Por, do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për vetëmbrojtje. Kjo mund të marr pak kohë dhe ushtria izraelite duhet të lejohet ta kryej këtë detyrë”.

“Të gjithë ata që mendojnë se mund të dëmtojnë qytetarët tanë dhe të ikin po gabojnë. Kushdo që na dëmton edhe ne e dëmtojmë atë”, deklaroi Netanyahu, ndërsa shtoi se kabineti i sigurisë e miratoi atentatin ndaj Ebul Ata para 10 ditëve.

Ndërkaq Aviv Kochavi, shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Izraelite, në fjalën e tij në këtë konferencë për shtyp, tërhoqi vëmendjen në mundësinë për vazhdimin e atentateve, ndërsa tha se “Ne nuk kemi dobi nga përshkallëzimi i tensionimit. Por, jemi të gatshëm edhe për mundësinë e përshkallëzimit edhe për vazhdimin e operacioneve të vrasjes”.

Edhe kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Brendshme izraelite Sin-Bet (Sabak), Nadav Argaman tha se koha e vrasjes së Ebul Ata-s është përcaktuar në mënyrë profesionale.

Në një deklaratë të bërë më herët ushtria izraelite ka njoftuar kryerjen e një sulmi në lindje të Gazës ndaj shtëpisë së Ebul Ata-s, njëri prej komandantëve të Detashmentit “Jerusalemi”, që është krahu ushtarak i Lëvizjes së Xhihadit Islamik, ndërsa u tha se në sulm janë vrarë Ebul Ata dhe bashkëshortja e tij.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar se në sulmin ajror që ushtria izraelite ndërmori në veri të Rripit të Gazës nën rrethim, kanë humbur jetën 2 palestinezë, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.

Pas vdekjes së Ebul Ata-s nga Rripi i Gazës ndaj territoreve të Izraelit, me në krye kryeqytetin Tel-Aviv, u hodhën një numër i madh i raketave.

Për shkak të raketave të hedhura në kryeqytet dhe në jug të vendit u mbyllën shumë shkolla.

 


Lajme të ngjashme