Gazë – Rritet në 12 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite

Ka shkuar në 16 numri i të vdekurve në sulmet ajrore që ushtria e Izraelit vazhdon nga mëngjesi të martës në Rripin e Gazës, të cilin e mban të pushtuar.

Gazë – Rritet në 12 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite

Sipas një komunikate të shkruar të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës numri i të plagosurve në sulmet izraelite që nga e marta e këtej është 50 vetë, pas vdekjes edhe të një palestinezi tjetër në qytetin Beyr Belah, që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Kurse detashmenti “Jerusalemi”, që është krahu i armatosur i lëvizjes [së rezistencës palestineze] “Xhihadi Islamik”, përmes një komunikate ka njoftuar se personi që ka vdekur sot është një prej kuadrove drejtues të këtij detashmenti.

Në komunikatë nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me identitetin e personit që ka humbur jetën sot.

Në një njoftim të mëhershëm Ministria palestineze e Shëndetësisë kishte thënë se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të Izraelit ishte rritur në 10.

Kurse ushtria izraelite në deklaratën e djeshme kishte njoftuar se avionët kishin realizuar një sulm ajror në lindje të Gazës ndaj shtëpisë ku gjendej Baba Ebu’l Ata, një prej komandantëve të detashmentit “Jerusalemi”, krahu ushtarak i lëvizjes së rezistencës palestineze “Xhihadi Islamik”. Në këtë sulm kishte humbur jetën Ebu’l Ata bashkë me gruan e tij Esma Ebu’l Ata.

Nga ana tjetër Izraeli ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në zonën 80 km larg nga kufiri me Gazën për arsye të sulmeve me raketa.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Izraelit, ministri i Mbrojtjes, Naftali Bennett ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme përshin territorin që fillon nga kufiri me Gazën e zgjatet deri në pjesën qendrore të vendit.

 


Lajme të ngjashme