Pretendohet se Netanyahu ka urdhëruar vrasjen e komandantit të Xhihadit Islamik

Pretendohet se Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar vrasjen e Beha Ebul Ata, njëri prej komandantëve të Kudus Seriye, që është krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, për ta shpëtuar veten.

Sipas lajmit të publikuar në gazetën “Times of Israel”, Ofer Kassif, deputeti me origjinë hebreje i Bllokut të Listës së Përbashkët Arabe, që përbëhet nga partitë politike përfaqësuese të palestinezëve qytetarë të Izraelit, në një postim të bërë në llogarinë e tij në media sociale Twitter akuzoi Kryeministrin Netanyahu për urdhrin për vrasjen e Ebul Atas.

Kasif në mesazhin e tij thotë: “Gjëja më e mirë që bën Netanyahu për ta shpëtuar vetën është vrasja, shkatërrimi dhe provokimi i luftës”.

Edhe gazetari i “Times of Israel”, Raoul Wootliff në një postim të bërë në lidhje me vrasjen e Ebul Atas në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se “Bibi (Netanyahu) mund të mbetet kryeministër”.

Kryeministri Netanyahu ka humbur në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtur më 17 shtator ndërsa partia e tij “Likud” doli e dyta.

Edhe pse ka humbur në zgjedhje Netanyahu krahas mbështetjes së Partisë Likud dhe të 3 partive të djathta arriti të hyjë në Parlament dhe më 25 shtator u emërua nga Presidenti Reuven Rivlin për formimin e qeverisë.

Ai gjatë kohës së paraparë nuk arriti të formojë qeverinë dhe i ktheu Presidentit Rivlin detyrën e krijimit të qeverisë.

Ndërkaq Ebul Ata humbi jetën në  sulmin ndaj shtëpisë së tij në Rripin e Gazës të kryer nga ushtria izraelite.

Lajme të ngjashme