Irani po jeton ditët më të rënda pas revolucionit
Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani tha se vendi i tij po kalon ditët më të rënda që nga revolucioni i vitit 1979.
Në një takim që pati me zyrtarët e rajonit të Kirmanit në jug të Iranit, Presidenti Hasan Ruhani bëri deklarata mbi shitjet e naftës dhe të ardhurat e vendit nga ku eksport.
Duke deklaruar se Irani nuk është një vend në kushte normale dhe po kalon një proces shumë të rëndë, Ruhani tha: "Po kalojmë ditët dhe muajt më të rëndë që nga revolucioni. Ne kurrë nuk kemi pasur kaq shumë telashe në shitjen e naftës dhe në lëvizjen e një cisterne nafte”.
Kur u vendosën sanksionet ndaj Iranit në vitet 2011-2012, shitja e naftës ra në 1 milion fuçi, por pas arritjes së marrëveshjes bërthamore, sasia e naftës u rrit në 2 milion 800 mijë fuçi,- shtoi ai.
"Ata që nuk kuptojnë nga ekonomia mund të thonë: ‘Nuk është e rëndësishme edhe nëse nuk e shesim naftën, i vendosim drynin derës dhe e shesim më vonë; ne mund të ndalojmë edhe aktivitetet minerare dhe bujqësore, mund ti bëjmë më vonë këto’, por merita këtu është ti hapësh dyert e jo ti mbyllësh ato. Për të riaktivizuar puset e naftës, pas marrëveshjes nukleare [me perëndimorët], ne kemi harxhuar 800 milionë dollarë”,- sqaroi Ruhani.
Vetëm për importet që bën Iranit i nevojiten në vit rreth 60 miliardë dollarë në vit. Të ardhurat nga taksë-tatimet përballojnë vetëm 30% të burimeve [financiare] të nevojshme për qeverisjen e vendit dhe në rast se nuk shesim naftë atëherë nuk ka burime për të siguruar pjesën e mbetur prej 70%”, nënvizoi presidenti iranian.
Lajme të ngjashme

Turqia vazhdon të jetë vendi më i preferuar i turistëve rusë
Turqia është ndër vendet më të preferuara të turistëve rusë edhe për vitin 2021.