Siri – Një sulm i terroristëve të PKK/YPG-së u merr jetën 8 civilëve në Tell-Abyad

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë bëri të ditur të dielën se 8 civilë humbën jetën në një sulm me autobombë që terroristët e PKK/YPG-së ndërmorën në fshatin Alik Atik, në jug të qytetit Tell-Abyad të Sirisë.

Siri – Një sulm i terroristëve të PKK/YPG-së u merr jetën 8 civilëve në Tell-Abyad

"Terroristët me duar të gjakosura të PKK/YPG-së masakruan sërish civilë të pafajshëm", theksoi Ministria.

"Nga sulmi me autobombë që terroristët e PKK/YPG-së ndërmorën në fshatin Alik Atik, në jug të qytetit Tell-Abyad, humbën jetën 8 civilë dhe u plagosën më shumë se 20 të tjerë", shtoi ajo.



Lajme të ngjashme