SHBA – Presidenti Trump do të takohet me kreun e NATO-s më 14 nëntor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet të enjten e 14 nëntorit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

SHBA – Presidenti Trump do të takohet me kreun e NATO-s më 14 nëntor

Siç bën të ditur Shtëpia e Bardhë, dy liderët do të diskutojnë për rritjen e shpenzimeve të shteteve anëtare të NATO-s në fushën e mbrojtjes dhe për një ndarje më të drejtë të barrës.

“Gjatë takimit do të merren në shqyrtim gjithashtu përforcimi i mbrojtjes së Aleancës ndaj kërcënimeve të jashtme dhe vazhdimi i përqendrimit në luftën kundër terrorizmit. Presidenti Trump do të tërheqë vëmendjen  edhe mbi mbrojtjen e rrjeteve 5G dhe infrastrukturave kritike të aleatëve të NATO-s, si dhe mbi garantimin e rezistencës kundër sulmeve kibernetike”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.



Lajme të ngjashme