Ataturku përkujtohet me respekt anembanë botës

Lideri i Luftës Çlirimtare Turke, themeluesi dhe Presidenti i parë i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, u përkujtua në 81-vjetorin e ndarjes nga jeta me ceremoni edhe jashtë shtetit.

Ataturku përkujtohet me respekt anembanë botës

Për “babanë e turqve” u organizua një ceremoni në shtëpinë ku ai erdhi në jetë, në qytetin Selanik të Greqisë.

Vizitorët mbajtën qëndrim nderi, kënduan himnin e flamurit dhe pastaj shëtitën shtëpinë muze.

Gazi Mustafa Kemal Ataturku u përkujtua me dashuri e respekt edhe në Kazakistan.

Në ceremoninë e organizuar herët në mëngjes në Ambasadën e Turqisë në Nur-Sulltan (Astanë), krahas personaliteteve ushtarako-civile të ftuar, morën pjesë edhe shumë qytetarë turq.

Ceremonia nisi me një minutë qëndrim nderi për kujtimin e shenjtë të Ataturkut, ndërsa në vijim u shfaq një video speciale për themeluesin e Republikës së Turqisë. Ajo përfundoi me vendosjen e luleve në Monumentin e Ataturkut në kryeqytetin Nur-Sulltan.

Ataturku u evokua edhe në Ambasadën e Turqisë në Kuala-Lumpur.

Në orën 09:05 sipas kohës lokale, punonjësit e Ambasadës, përfaqësuesit e misioneve turke dhe disa qytetarë turq në Malajzi mbajtën qëndrim nderi dhe kënduan himnin kombëtar. Në fund të programit u shfaq një film i shkurtër mbi ngjarjet më të rëndësishme gjatë jetës së Ataturkut.

Një tjetër ceremoni me rastin e 81-vjetorit të kalimit në botën e përjetshme të Mustafa Kemal Ataturkut u organizua edhe në Ambasadën e Turqisë në Pekin. Ceremonia me pjesëmarrjen e diplomatëve turq, autoriteteve shtetërore kineze dhe disa qytetarëve turq, përfundoi me shfaqjen e një videoje me fragmente nga jeta e themeluesit të Republikës së Turqisë.

Ataturku u përkujtua me ceremoni gjithashtu në ambasadat e Turqisë në Pakistan, Indonezi, Azerbajxhan, Rusi, Gjermani, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Britani dhe Uzbekistan.



Lajme të ngjashme