Rutte: Po bisedojmë me Turqinë për ekstradimin e pjesëtarëve të DAESH-it

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se Turqia, për shkak të rajonit të saj gjeografik edhe përballet me fluksin e refugjatëve sirianë, edhe përballet me shumë shqetësime në çështjen e organizatës terroriste DAESH.

Rutte: Po bisedojmë me Turqinë për ekstradimin e pjesëtarëve të DAESH-it

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se Turqia, për shkak të rajonit të saj gjeografik edhe përballet me fluksin e refugjatëve sirianë, edhe përballet me shumë shqetësime në çështjen e organizatës terroriste DAESH.

Rutte bëri deklarata për median pas mbledhjes së këshillit të ministrave në lidhje me ekstradimin e pjesëtarëve të DAESH-it në vendet e tyre nga ana e Turqisë.

Ai tha se DAESH-i është problemi i përbashkët i të gjithëve dhe shtoi: “Turqia, për shkak të rajonit të saj gjeografik edhe përballet me fluksin e refugjatëve sirianë, edhe përballet me shumë shqetësime në çështjen e organizatës terroriste DAESH pasi i intereson direkt.”

Duke bërë të ditur se janë në kontakt të afërt me Turqisë, e cila kërkon të ekstradojë në vendet e tyre pjesëtarët e DAESH-it, Rutte përdori shprehjen: “Ne bisedojmë këtë çështje me rrugët politike dhe diplomatike”.

Ai tërhoqi vëmendjen se edhe më parë ka pasur pjesëtarë të DAESH-it që kanë shkuar në Holandë nëpërmjet Turqisë dhe shtoi: “Ne nuk duam që ata të vijnë këtu por kjo me raste ndodh dhe ne kemi sistemin tonë për të gjykuar ata që përbëjnë kërcënim për sigurinë tonë kombëtare dhe të mbajmë nën kontroll ata që përbëjnë kërcënim.”

Gjithashtu bëri të ditur se nuk mund të mendojë një NATO pa Turqinë dhe nënvizoi se ajo është shumë e rëndësishme për funksionimin e aleancës.

“Për të mbrojtur një vend të NATO-s kemi shumë nevojë për Turqinë. Ajo është pjesa jonë e lindjes. NATO, falë edhe Turqisë është aleanca më e fuqishme dhe e suksesshme ushtarake në historinë e botës” u shpreh Kryeministri holandez.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) tha të premten se pjesëtarët e DAESH-it do të rikthehen në vendet e tyre duke filluar që nga e hëna.

 


Lajme të ngjashme