Pompeo: NATO-ja duhet të ndryshojë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se NATO duhet të zgjerohet dhe zhvillohet më tej për të luftuar me sfidat aktuale.

Pompeo: NATO-ja duhet të ndryshojë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se NATO duhet të zgjerohet dhe zhvillohet më tej për të luftuar me sfidat aktuale.

"Pyetja e vërtetë këtu është nëse NATO-ja do të jetë apo jo ende më rëndësishme dhe efektive pas 70 vjetësh",- tha Pompeo duke folur në fondacionin Körber në kryeqytetin gjerman Berlin në përgjigje të pyetjes mbi fjalët e Presidentit francez, Emmanuel Macron për NATO-n.

Pompeo theksoi se NATO duhet të rritet dhe zhvillohet më tej për të luftuar me sfidat aktuale.

Duke vënë në dukje se ekzistojnë struktura autoritare në botë, Pompeo deklaroi se vlerat e kombeve të lira dhe kombeve jo të lira janë në konkurrencë.

"Tani është koha për të mbrojtur lirinë dhe të ardhmen tonë",- tha Pompeo, duke shtuar se ata do të qëndrojnë së bashku si miq dhe aleatë kur të jenë bashkë.

"Nëse ju nuk udhëhiqni atëherë kush do ta bëjë këtë nëse nuk bën ShBA-ja?",- drejtori pyetjen Sekretari amerikan i Shtetit.

Pompeo gjithashtu njoftoi se ata vazhdojnë të mbështesin organizatën terroriste separatiste YPG/PKK në veri të Sirisë.

Sekretari amerikan tha se nuk ishte dakord me kritikat që i bëhen ShBA-së kinse me tërheqjen e nga veriu i Sirisë i ka lënë vetëm grupet që dikur i kishte mbështetur.

"Ne vazhdojmë t'i mbështesim ata. Për shkak se ne kemi një interes të madh për këtë dhe mendojmë se Evropa ka një interes për të",- shtoi ai.

Vendet evropiane Pompeo i ftoi të mbështesin politikat rajonale të ShBA-së dhe luftën kundër DAESH, përndryshe paralajmëroi ai, Evropa mund të përballet me një fluks të ri të refugjatësh në përmasa serioze.

 

 


Lajme të ngjashme