Trump përshëndet Marrëveshjen e Riadit të arritur mes palëve në konflikt në Jemen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Marrëveshjen e Riadit, me të cilën synohet t'i jepet fund krizës në jug të Jemenit, e vlerësoi si “një fillim të mirë”.

Presidenti Trump në llogarinë e tij në Twitter i bëri një vlerësim Marrëveshjes së Riadit të arritur mes qeverisë së Jemenit dhe Këshillit të Tranzicionit Jugor në Jemen, që mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe me të cilën synohet dhënia fund krizës mes palëve.

“Ky është një fillim shumë i mirë. Ju lutem që të gjithë të punojnë për marrëveshjen përfundimtare”, vlerësoi Trump.

Njësitë “Hizam Emni” të Këshillit të Tranzicionit Jugor, të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe, më 10 gusht vunë nën kontroll kryeqytetin e përkohshëm Aden dhe qytetet Ebjen e Shebve.

Gjatë luftimeve në rajon forcat e qeverisë rimorën qytetet në fjalë, por pas sulmeve ajrore të EBA qyteti Aden dhe nënprefektura Zenxhibar e Ebjenit sërish kaluan në kontrollin e forcave të Këshillit të Tranzicionit Jugor.

Pasi Këshilli i Tranzicionit Jugor mori kontrolli e kryeqytetit të përkohshëm Aden dhe provincat përreth, Arabia Saudite bëri thirrje për dialog mes këshillit dhe qeverisë.

Lajme të ngjashme