Irani rriti prodhimin e uraniumit në 5 kg në ditë

Kreu i Agjencisë Iraniane të Energjisë Bërthamore, Ali Ekber Salihi deklaroi se është rritur prodhimi i uraniumit nga 450 g në 5 kg.

Irani rriti prodhimin e uraniumit në 5 kg në ditë

Kreu i Agjencisë Iraniane të Energjisë Bërthamore, Ali Ekber Salihi deklaroi se është rritur prodhimi i uraniumit nga 450 g në 5 kg.

Sipas lajmit që përcjell agjencia iraniane e lajmeve IRNA, Salihi gjatë një konference për shtyp të organizuar në impiantet bërthamore në qytetin NatanzIsfahanit tha se “Sot filloi testimi i 30 centrifugave të gjeneratës së re të llojit IR6. Pas testimit do të bëhet edhe montazhi i tyre”.

Duke vënë në dukje se numri i centrifugave të reja IR6 arriri në 60, Salihi theksoi që secila centrifugë prodhon 10 SWU (njësi të ndarjes së uraniumit), ndërsa tha se gjatë dy muajve të fundit prodhimi i SWU-së u rrit me 2 mijë e 660 SWU dhe arriti në 8 mijë e 660 SWU.

Salihi gjithashtu shtoi se impiantet në Natanz po përdoren për punimet e kërkim-zhvillimit, ndërsa tha se afërsisht para 2 muajve prodhoheshin 450 g uranium në ditë dhe kjo sasi sot arriri në mbi 5 kg.



Lajme të ngjashme